Varianti Omicron “injoron” testet e shpejta/ 40 % e përgjigjeve dalin false negative

Varianti Omicron ka “mbërthyer” shumë shtete të Evropës dhe botës, e sipas ekspertëve nuk do të jetë e largët dita që ajo të bëhet mbizotërues ndaj variantit tjetër të COVID-19, Delta-s. Mirëpo, në një kohë që shtetet po përballen me flukse infektimesh, tamponët e shpejtë, mund të bëhen të padobishëm. Kambana e alarmit është ndezur nga profesori italian Guido Rasi, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave.

Në një prononcim për “La Stampa”, Rasi thotë se varianti i ri Omicron, ka të ngjarë t’i shpëtojë më shpesh diagnostikimit të testeve të shpejtë.

“Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”.

Sipas “La Stampa”, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “false negative”, që do të thotë se personi rezulton negativ me virusin, edhe pse mund të jetë i infektuar me të.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve