Varianti Omicron/ Simptomat tek fëmijët shfaqen ndryshe

Rreth 20% e 5 milion e 300 mijë fëmijëve të moshës nga 5 – 11 vjeç janë vaksinuar të paktën me një dozë, dhe rreth 60% e adoleshentëve deri në 17 vjeç me të dy dozat.

Simptomat kryesore tek fëmijët e prekur nga varianti Omicron shfaqen me probleme në stomak. Një spital pediatrik në Gjermani konfirmoi se koha e qëndrimit në spital për fëmijët është reduktuar dhe asnjeri prej tyre nuk ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Simptoma të ndryshme që duhen trajtuar në mënyra të ndryshme: në spitalin pediatrik në Bon të Gjermanisë, fëmijët e shtruar për shkak të infektimit me Covid, me variantin omikron, prezantojnë një kuadër klinik të paprecedentë.

Në të njëjtën kohë, qëndrimi në spital për pacientët e vegjël, është reduktuar.

Mjekët gjermanë shpjegojnë se kjo sëmundje shkakton kryesisht probleme me stomakun apo patologji të përgjithshme. Fëmijët duket sikur kanë një helmim të gjakut, kanë dhimbje dhe kanë nevojë për transfuzion. Nuk hanë, as nuk pinë, por nuk kanë probleme me frymëmarrjen.

Patologjitë më të rënda me frymëmarrjen që regjistroheshin gjatë valës së parë të Covid, me fëmijët të cilët qëndronin me javë në terapi intensive, nuk ekzistojnë më.

Por pandemia dhe pasojat e saj kanë shkaktuar vuajtje psikologjike tek më të vegjlit. Janë gjithnjë e më shumë fëmijët të cilët vuajnë nga anoreksia dhe sëmuren deri në pikën që kërkohet shtrimi në spital. Në qendrën e vaksinimit për fëmijët në këtë spital, janë dhënë më shumë se 6 mijë doza deri tani. Rreth 20% e 5 milion e 300 mijë fëmijëve të moshës nga 5 – 11 vjeç janë vaksinuar të paktën me një dozë, dhe rreth 60% e adoleshentëve deri në 17 vjeç me të dy dozat. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet