Variçet, si të zgjidhni mes operacionit, trajtimit me lazer dhe çorapeve?

Nga Petrika Gjergo, mjek kirurg vaskular

Personat paraqiten tek mjeku për arsye të ndryshme. Duke filluar që nga estetika që është normale. Ka shumë persona që shohin variçet të zgjeruara në sipërfaqe të këmbës, por nuk kanë as dhimbje, as shqetësime.

varicet 1Ka pacientë që fillojnë të kenë rëndesa të këmbës pa pasur shfaqjen e variçeve të mëdha poshtë lëkurës, që të bëhen të dukshme dhe kanë vetëm disa pikturime të holla të kapilarëve në lëkurë(kjo është faza e parë).

Pacientët paraqiten thamë për arsye të ndryshme. Fillojmë me estetikën. Është një problem estetik mjaft i madh. Insuficiencën venoze ne e ndajmë në 6 shkallë. Zakonisht 2 shkallët e para që janë më të lehtat dhe nuk kemi të bëjmë me insuficiencë të plotë të valvulave të sistemit venoz sipërfaqësor dhe rekomandohet goditja me lazer, radiofrekuenca, po ashtu edhe skleroterapia.

Të cilat japin një efekt estetik shumë të mirë. Nuk është se këto ndërhyrje përjashtojnë mundësinë që pacientit në një të ardhme t’i përsëriten degëzime të tjera të zgjeruara apo edhe të bëjë operacionin e madh.

varicetNë momentin kur insuficienca venoze është e plotë, kemi shfaqje të plotë të paketave varikoze atëherë rekomandohet, skleroterapia, po ashtu dhe operacioni. Heqja e safenës. Në punime të ndryshme nuk është se ka ndonjë diferencë të madhe midis këtyre dy metodave.

Kur kemi insuficiencë të plotë kemi të bëjmë me operacione. Operacioni bëhet sipas disa metodave. Bëhet dhe me endoskopi dhe mund të bëhet edhe me rreth prerje në lëkurë që përsëri sigurojnë një terapi shumë të mirë për pacientin dhe përsëri këto nuk përbëjnë problem estetik për pacientin.

Për sa i përket terapisë konservative, e cila fillon me mbajtjen e një çorapi shtrëngues, përdorimi i mjekimit ndihmon vetëm në heqjen e simptomave, uljen e simptomave, nuk shërohet sëmundja, sepse vena e sëmurë është aty dhe tenton të ruajë një mosavancim të sëmundjes.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi