Vdekja e 3-vjeçares në Berat, 1 vit burg për mjeken

Gjykata e Beratit dënoi sot me 1 vit burg mjeken Shpresa Karkanjozi, e cila akuzohej për “mjekim të pakujdesshëm”, që solli vdekjen e një fëmije 3 vjeçe në Repartin e Pediatrisë. Ngjarja në fjalë ndodhi më 23 Janar të vitit 2017.

Pas pretencës së kërkuar nga Prokurori Dritan Gripshi në 7 Nëntor për dënimin me 4 vite burgim për mjeken, gjykata dëgjoi sot edhe mbrojtjen e avokatit dhe vetë të pandehurës dhe pasi u tërhoq për disa minuta dhe edhe vendimin. Vetë mjekja Shpresa Karkanjozi deklaroi në sallën e gjyqit se ishte e pafajshme. Gjyqtari Agron Vavla lexoi dënimin për Karkanjozin, i cili u konvertua nga 1 vit burg në 2 vite shërbim prove.

Gjyqtari Vavla vendosi gjithashtu edhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionin të mjekut për 2 vite. Nga ana tjetër prindërit e vajzës u shprehen të pakënaqur me vendimin e dhënë nga Gjykata e Beratit dhe deklarojnë se do ta apelojnë atë.

Burimi: Balkan Web

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni