Vdekja e 53-vjeçarit në dyert e spitaleve, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë reagoi pasi një 53 vjeçari nga Ndroqi humbi jetën në dyert e spitaleve, ku asnjëri prej spitaleve  nuk mori përsipër të kuronte.
Pas denoncimit të Partisë Demokratike, Ministri thotë se ka ngritur një grup pune për të hetuar çfarë ndodhi me të ndjerin Lutfi Çekiri.

“Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron MSH.

Partia Demokratike hodhi akuza të forta për rastin. PD kërkoi dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi e akuzon për keqmenaxhim të situatës në spitale nga koronavirusi, duke u ndalur specifisht në rastin e fundit, ku ndërroi jetë një 53-vjeçar nga Ndroqi. Nga selia e Partisë Demokratike, ish-deputetja Oriola Pampuri deklaroi se vdekja e qytetarit të pafajshëm në dyert e spitalit është prova më e madhe se shëndetësia është në kolaps të plotë. Sipas saj, vdekja e Lutfi Çekirit është një krim shtetëror dhe përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU