Vdekja e adoleshentes, nën hetim dy mjekë të huaj dhe një shqiptar

Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal për mjekët e spitalit Continental, pas vdekjes së 16-vjeçares Blerta Pepa një ditë më parë pas operacionit në ligamentet e gjurit.

Me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm ndaj adoleshentes janë proceduar mjekët Tefik Zhurda, Jovan Kosta dhe Moeibus Ulf. Ky i fundit ka qenë edhe mjeku kirurg i cili ka bërë ndërhyrjen. Ndërkohë, i proceduar edhe edhe mjeku anestezist Tefik Zhurda, i cili pasi 16-vjeçarja ndërroi jetë tentoi vetëvrasjen.

16-vjeçarja Blerta Pepa humbi jetën orët e para të mëngjesit të djeshëm, pak orë pasi doli nga salla e operacionit. Ajo kaloi një hipertermi malinje pas ndërhyrjes, duke bërë që fati i saj të jetë tragjik.

Burimi: Shqiptarja.com

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni