Vdekja e dyfishtë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ekspertiza zbulon shkakun

Del rezultati përfundimtar i ekspertizës mjeko- ligjore të Aida Çajkës, nëna shtatzënë që vdiq në  muajin e 9-të bashkë me foshnjën e saj. Në raport thuhet se Çajka vdiq për shkak të çarjes të enës kryesore të gjakut që furnizon shpretkën.maternitet

“Shkak i vdekjes, çarja e enës kryesore të gjakut që furnizon shpretkën”, thuhet në raportin e autopsisë së gruas së re.

Pas vdekjes së saj, familjarët hodhën akuza mbi mjekët dhe madje 2 prej tyre përfunduan në pranga, por u liruan nga Gjykata dhe u rikthyen në punë.

Aktualisht ndodhen nën hetim në gjendje të lirë mjekët Helidon Klosi, Dritan Deçka, Nazmie Ceni dhe një infermiere. Burime të prokurorisë shpjegojnë se hetimet do të jenë më të qarta sapo mjekësia ligjore të kthejë përgjigje për autorësinë në të cilën do të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç