Vdekja e nënës së re/ Spitali i Elbasanit: Pësoi komplikacion postoperator

Qendra Spitalore në Elbasan reagoi zyrtarisht pasi 25 vjecarja Rexhina Debrova humbi jetën këtë të hënë pak minutasi pasi lindi vajzën e saj me operacion.

Në këtë njoftim për mediat, Spitali i Elbasanit sqaron se gjithcka shkoi mirë në sallë dhe foshnja gëzon shëndet të plotë por dyshohet se vdekja e nënës së re ka ardhur si pasojë e një komplikacioni postoperator trombemboli pulmonare.

Deklarata e plotë: “Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite. Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50. Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë. Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën. Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës”.

Familjaret e te ndjeres akuzuan stafin mjekesor per neglizhence duke shtuar se kardiologu kishte ardhur me vonese ne salle, ndersa ekspertiza mjeko-ligjore do te percaktoje perfundimisht shkaqet qe cuan ne vdekjen e nenes se re gati 1 ore pasi kishte sjelle ne jete vajzen e saj te pare.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet