Nga mjeku neuropediatër Artan Haruni
Parandalimi i Sindromës së Vdekjes së Papritur të Foshnjave nuk është i veçantë. Çdo lloj mjekimi është i pavlefshëm. Duhet bërë kujdes në fëmijët me faktorë rreziku. Të kihen parasysh tre këshilla kryesore:
Frika e aspirimeve pas ndonjë të vjelle të mundshme është e pajustifikuar nëse krahasohet me mundësinë e një vdekjeje të papritur. Ky duhet të propagandohet si pozicioni më i përshtatshëm dhe më i sigurt për fëmijët e vegjël.
- Fjetja anash nuk këshillohet. Kjo për muajt e parë të jetës, pas 6 muajsh fëmija është në gjendje të rrotullohet në shtrat e të gjejë pozicionin e favorshëm.
Megjithatë, në raste të veçanta si RGE, mikrognathia ose makroglosia mund të këshillohet fjetja përmbys, gjithnjë nën kontroll të prindërve.
- Gjatë gjumit fëmija duhet të flejë me kokë zbuluar. Mbulimi i kokës krijon mundësinë e mbytjes nga gjërat e buta, veçanërisht ato sintetike. Materialet e ndryshme që e rrethojnë fëmijën në krevat, dyshekë e batanije, të buta e sintetike, krijojnë kushte për SVPF. Të mënjanohet fjetja e fëmijës në një krevat me të tjerët.
Mbingrohja e krijuar nga mjedisi, veshja e tepërt janë gjithashtu faktorë favorizues për SVPF.
Të mënjanohet pirja e duhanit në dhomën e fëmijës. Rrezik të lartë për SVPF kanë dhe fëmijët, prindërit e të cilëve kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë.


