Vdekja e papritur e foshnjave, këshilla për ta shmangur

bebi me maminVdekjet e papritura të foshnjave janë të njohura ndër vite. Për këto lloj vdekjesh edhe sot e kësaj dite është e vështirë që të jepet një përgjigje e saktë. Megjithatë, ka disa këshilla që mund të merren parasysh dhe veprime që duhen shmangur për të bërë gjithçka të mundshme që një gjë e tillë të mos ndodhë, të dhëna për “Shëndet Plus” nga infermierja Aurora Bajraktari. (Informacion më të detajuar do të gjeni në numrin e radhës të gazetës 01 shkurt 2014)

-Gjithmonë vendoseni beben në shpinë për t’u ushqyer dhe për të fjetur.

-Vendoseni beben të flejë në një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë (të qëndrueshme) dhe asnjëherë të mos vihen bebet të flenë me jastekë, jorgane apo lëkura kafshësh.

-Të mos lihen lodra pellushi rreth bebes.

-Të mos lejohet të pihet cigare në ambientin ku bebi fle as nga nëna dhe as nga familjarë të tjerë.

-Të mos vendoset bebi të flejë me të rritur të tjerë.

-Të përdoret biberon i thatë dhe i pastër kur bebi vendoset për të fjetur.

-Të mos mbingrohet bebi gjatë gjumit.

-Të shmangen produkte që pretendojnë se mund të reduktojnë SIDS-in, sepse nuk ka produkte të tilla të testuara për efektivitetin.

-Të mos përdoren monitorues të shtëpisë, duke menduar se do të reduktohet risku për SIDS-in.

-Të reduktojmë idenë se duke fjetur në shpinë bebit mund t’i bëhet koka e sheshtë. Në periudhën që bebi  është zgjuar mund të vendoset në pozicione të tjera duke u mbikëqyrur nga prindërit.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?