Vdekshmëria foshnjore shënoi rritje në 2018-n

Vdekshmëria foshnjore ka shënuar rritje gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e INSTAT për vitin 2018 tregojnë se vdekshmëria foshnjore ishte 7.3 për 1000 lindje të gjalla nga 6.3 që ishte në vitin 2017.

Vdekshmëria neonatale është probabiliteti që një fëmijë i lindur në një vit apo periudhë të caktuar do të vdesë para se të arrijë 28 ditë të plota të jetës, nëse i nënshtrohet normave të vdekshmërisë specifike të asaj periudhe, të shprehur për 1.000 lindje të gjalla.;

Një nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) është: Deri në vitin 2030, fundi i vdekjeve të parakohshme të të sapolindurve dhe fëmijëve nën moshën 5 vjeçare, me të gjitha vendet që synojnë reduktimin e vdekshmërisë neonatale deri në nivelin 12 për 1.000 lindje të gjalla dhe vdekshmërinë nën 5 vjeçe të paktën deri në 25 për 1.000 lindje të gjalla.

Sipas INSTAT,  “rritja e koeficientit të vdekshmërisë foshnjore i dedikohet uljes së numrit të lindjeve në vitin 2018 prej 6,3% krahasuar me vitin 2017”. Edhe rritja e këtij treguesi e vë vendin tonë në një pozicion të keq për zhvillimin e qëndrueshëm, nivelin e varfërisë dhe në përgjithësi, në indeksin e zhvillimit njerëzor.

Burimi: JoTabu.al

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik