Vdes në spital 33 vjeçarja, dyshohet një bakter. I djegin edhe dyshekun

Një 33-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të 9 janarit, ndërsa nuk është përcaktuar ende shkaku i vdekjes së saj.

Tri ditë më parë, Romina Myftiu, nënë e një vajze 8-vjeçare, ishte paraqitur në urgjencën spitalore me gjendje gripale dhe dhembje veshi.
Pasi i është dhënë ndihma e parë dhe është konstatuar një paralizë faciale, mjeku i ka kërkuar të kthehej të nesërmen për një kontroll te neurologu.
Po mëngjesin e ditës tjetër Myftiu është paraqitur në spital në gjendje të rënduar dhe është shtruar në reanimacion nga ku nuk ka mundur të dalë më.
Gjendja e saj është rënduar në mënyrë të shpejtë dhe pa mundur t’i përcaktohet paraprakisht një diagnozë. Në spitalin e Durrësit bëjnë të ditur se nuk kishte shfaqur simptoma të meningitit, po pati një regres të shpejtë të gjendjes shëndetësore.
Mostrat e gjakut të 33-vjeçares që punonte si arkëtare në një nga sportelet e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës pranë lagjes 11 të qytetit, janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë nga pritet dhe përgjigjja për të kuptuar shkakun e vdekjes së saj dhe hedhur poshtë apo konfirmuar dyshimet për një tjetër rast vdekjeje nga sëmundja e meningitit. Ndërkohë në banesën e saj është bërë dezinfektimi dhe asgjesimi I sendeve personale që mund të mbanin infeksionin, ndërsa kanë djegur edhe dyshekun ku ajo flinte.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak