Vendim/ Krijohet Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Pak ditë më parë, deputeti demokrat Tritan Shehu paralajmëroi se krijimi i Operatorit është “goditje fatale për sistemin shëndetësor me reperkusione të thella organizative, funksionale, financiare edhe korruptive”.

Çfarë është Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor?
Në vendimin e Qeverisë, që hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, shpjegohet se:
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor si person juridik publik, do jetë institucion në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Operatori financohet nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, sigurimet shëndetësore dhe burime të tjera të ligjshme.
Operatori është tërësia e institucioneve administrative dhe ofruese të shërbimeve shëndetësore, pjesë integrale të sistemit të ministrisë, që kontribuojnë në realizimin e qëllimit të përgjithshëm për mirëqenie shëndetësore, si një nga elementet e rëndësishme të mirëqenies së përgjithshme të qytetarit, nëpërmjet mbrojtjes së shëndetit dhe
promovimit të jetesës së shëndetshme në mënyrë të organizuar e të barabartë për të gjitha grupet e popullatës.

Misioni i Operatorit është ofrimi i shërbimit të kujdesit parësor e spitalor në përputhje me nevojat, standardet, protokollet dhe kërkesat e përcaktuara, duke garantuar ofrimin e plotë, cilësor e në kohën e duhur të shërbimit, dhe përdorimin në mënyrë efiçente të burimeve njerëzore e financiare, të aseteve dhe materialeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin spitalor.

Operatori e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e vendit, në këto fusha përgjegjësie:
1. a) Kujdesi shëndetësor parësor;
2. b) Shërbimi spitalor në nivel rajonal dhe bashkiak

1. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË OPERATORIT TË SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Operatori ka përgjegjësi:

1. të organizojë punën për ofrimin e shërbimeve bazë të shëndetit publik dhe të shërbimeve të tjera ndihmëse, sipas paketës së shërbimeve të shëndetit publik.
2. të organizojë punën për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor nëpërmjet veprimtarisë së qendrave/klinikave shëndetësore.

3. të organizojë punën për ofrimin e shërbimeve me shtretër në spitale rajonale e bashkiake, sipas standardeve dhe protokolleve të miratuara nga ministri.

4. të koordinojë administrimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor parësor, shëndetin publik dhe spitalor, sipas legjislacionit në fuqi.
5. të sigurojë se funksionet e lidhura me planifikimin, zbatimin, kontabilitetin dhe raportimin financiar kryhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

III.ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I OPERATORIT TË SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

1. Operatori e shtrin veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai organizohet në:
2. a) nivel qendror, nëpërmjet Drejtorisë Qendrore;
3. b) nivel rajonal, nëpërmjet drejtorive rajonale;
4. c) njësitë e ofrimit direkt të shërbimeve, të cilat përfshijnë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, qendrat
shëndetësore/klinikat dhe institucionet shëndetësore me shtretër/spitalet.
5. Drejtoritë rajonale krijohen kur mbulojnë jo më pak se 4 000 punonjës. Ministri miraton me urdhër numrin e drejtorive rajonale, shtrirjen territoriale dhe qarkun ku do të ngrihet drejtoria.
6. Drejtoritë rajonale raportojnë te drejtori i Përgjithshëm i Operatorit dhe kanë nën varësinë e tyre njësitë e ofrimit direkt të shërbimeve, të cilat përfshijnë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore/klinikat dhe institucionet shëndetësore me shtretër/spitalet.
7. Operatori ka lidhje funksionale bashkëpunimi me institucionet e tjera të kujdesit shëndetësor në varësi të ministrit dhe me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
8. Operatori drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e operatorit përkatës dhe përgjigjet përpara ministrit. Drejtori i Përgjithshëm emërohet dhe lirohet nga ministri.
9. Struktura dhe organika e operatorit në nivel qendror dhe e drejtorive rajonale miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Struktura dhe organika e njësive vendore të kujdesit shëndetësor, të qendrave shëndetësore/klinikave dhe institucioneve shëndetësore me shtretër/spitaleve miratohet nga ministri.

10. Drejtoria qendrore kryen detyrat, si më poshtë vijon:
11. a) Analizon dhe zbërthen politikat, strategjitë e zhvillimit, programet, kuadrin rregullator në fushën e shëndetësisë, duke u përqendruar në komponentët që lidhen me ofrimin e shërbimit shëndetësor;
12. b) Vlerëson nevojat dhe problematikat e hasura në praktikë/terren gjatë ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe
përvetëson ekspertizën e nevojshme prej strukturave në varësi;
13. c) Harmonizon politikat, strategjitë, financimin, parashikimet dhe rregullat ligjore, që vijnë nga ministria, me nevojat, problematikat dhe ekspertizën që vjen nga poshtë (drejtoritë rajonale dhe ofruesit direkt të shërbimeve, si spitalet dhe qendrat shëndetësore);
ç) Identifikon dhe analizon nevojat publike për shërbim shëndetësor, që rezultojnë nga integrimi i nevojave të paraqitura në studime, analiza, kërkime nga ISHP-ja etj.;

1. d) Vlerëson gjendjen e shërbimeve shëndetësore dhe cilësinë e tyre, me qëllim analizimin e gjendjes ekzistuese dhe të nivelit ku dëshirohet të arrihet, si dhe çfarë duhet ndryshuar/përmirësuar te shërbimi i ofruar;
2. dh) Është përgjegjëse për garantimin e burimeve (njerëzore, mallra/materiale, pajisje/teknologji, shërbime), në përputhje me kërkesat e përcjella nga strukturat e varësisë;
3. e) Vlerëson nevojën për burime e situatën ekzistuese në terren, planifikon volumin e burimeve dhe programon shpërndarjen e tyre.

4. Drejtoritë rajonale kryejnë detyrat, si më poshtë vijon:
5. a) Planifikojnë nevojat për shërbime të kujdesit shëndetësor në nivel rajoni;
6. b) Garantojnë që shërbimet shëndetësore të ofrohen brenda standardeve, në kohë, brenda buxhetit dhe në cilësinë e kërkuar, në territorin që mbulojnë;
7. c) Koordinojnë, monitorojnë dhe sigurojnë ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në nivel rajoni, pranë vendbanimit, për të gjithë qytetarët;
ç) Kryejnë procedurat për menaxhimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor parësor, shëndetin publik dhe spitalor (planifikimi i nevojave, rekrutimi, trajnimi, etj.) për rajonin përkatës;

1. d) Bashkëpunojnë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) për çështje të lidhura me financimin e kujdesit shëndetësor;
2. dh) Bashkërendojnë punën ndërmjet të gjitha strukturave që kanë në varësi.
3. Rregullorja që përcakton metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të operatorit miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm.
4. Marrëdhëniet e punës të drejtorit të Përgjithshëm dhe të nëpunësve të Operatorit në nivel qendror e rajonal si dhe në njësitë e ofrimit direkt të shërbimeve shëndetësore, qendrat shëndetësore/klinikat dhe institucionet shëndetësore me shtretër/spitalet rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës. Rekrutimi i punonjësve bëhet nëpërmjet procedurave të konkurrimit të hapur, mbi bazën e kritereve të miratuara nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë.
5. Drejtorët e drejtorive rajonale dhe drejtorët e spitaleve emërohen dhe lirohen nga ministri.
6. Operatori ka stemën, logon dhe vulën zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Qendrore”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.
7. Drejtoritë rajonale kanë stemat, logot dhe vulat zyrtare. Stemat përbëhen nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria rajonale (emri i qarkut ku ka selinë drejtoria)”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.
8. Vula e Operatorit dhe vula e secilës drejtori rajonale ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

1. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
2. Deri në fillimin e funksionimit të plotë të Operatorit, sipas këtij vendimi, strukturat aktuale vazhdojnë funksionimin e tyre sipas strukturave dhe organikave të miratuara.
3. Numri i punonjësve, asetet dhe fondet e miratuara për drejtoritë e shëndetit publik, drejtoritë rajonale të shëndetësisë, Autoritetin Shëndetësor Rajonal Tiranë, Spitalin Psikiatrik Vlorë, Spitalin Psikiatrik Elbasan riorganizohen sipas Operatorit, në nivel qendror dhe rajonal.
4. Vendimi nr.394, datë 27.7.2000, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës”, shfuqizohet.
5. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi.

Postime të ngjashme

AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik