Vendimi/ Ja cilat shërbime shëndetësore do të mbulohen nga FSDKSH në 2020

Përgjatë vitit 2020, një sërë shëbimesh shëndetësore do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas vendimit më të fundit të KM, kategoritë që përfitojnë janë nga spitalet universitare, ato rajonale, spitalet në nivel rrethi dhe spitalet ditore.

Me vendim të qeverisë shqiptare këto shërbime janë të përcaktuara për financim nga FSDKSH dhe përfshijnë shërbime nga kujdesi i përgjithshëm deri të ndarë në departamente specifike.

Fondi financon paketat e shërbimeve shëndetësore, bazuar në koston e shërbimeve sipas shtojcave përkatëse, në institucionet shëndetësore publike. Financimi i institucioneve shëndetësore jopublike bazohet në çmimin e përcaktuar në shtojcat e këtij vendimi. Personat e siguruar që përfitojnë nga këto paketa janë të përjashtuar nga bashkëpagesa.

Shërbimet e financuara për këtë vit janë:

– Paketa e shërbimit të dializës, të vendosjes së fistulës së thjeshtë dhe vendosjes së graftit të thjeshtë.

Sipas tabelave të mëposhtme, kostoja e mbuluar për të treja këto shëbime vlerësohet në 77 978 lekë.

– Paketa e shërbimeve të kardiologjisë

Sipas specifikimeve, bëhet fjalë për shërbime spitalore si: angiografi koronare, angioplastike koronare, pacemaker definitiv, për të cilat kostoja e mbuluar vlerësohet në 443’187 lekë.

– Paketa e shërbimeve të kardiokirurgjisë

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për shërbime shëndetësore si ndërhyrja bypass aorto- koronar, valvular, congenital, kostoja totale e të cilave vlerësohet në 4’863’216 lekë.

– Paketa e shërbimit të transplantit të veshkës dhe flakjes akute

Të dhënat e vendimit të fundit, vlerësojnë se shërbime si: transplanti i veshkës dhe flakjes akute si dhe terapia e flakjes akute, kostot që do mbulohen arrin në 1’626’062 lekë.

– Paketa e implantit koklear: e cila përfshin ndërhyrjen për vendosjen e implantit koklear, e cila vlerësohet të ketë kosto prej 2’763’257 lekë.

– Paketa e shërbimeve të radioterapisë (me akselerator linear): kosto totale prej 19’541 lekë.

 

Burimi: Monitor

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni