Vendosen masat e reja në Kosovë/ Ndryshon ora policore, maska mbetet e detyrueshme

Qeveria e Kosovës ka zbutur masat anti-COVID. Nga te shtuna, qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë lirshëm deri në orën 00:00. Maska mbetet e detyrueshme, veç kur personi është i vetëm në automjet, apo me familjarët e ngushtë; gjatë vrapimit apo ngrënies dhe pijes.  Gastronomisë do t’i lejohet aktiviteti deri në orën 23:00.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave anti-COVID. Qeveria ka vendosur që të zgjatet orari i lëvizjes për qytetarë dhe orë policore të ketë pas orës 24:00. Po ashtu, sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 23:00, kurse mbajtja e maskave mbetet e detyrueshme.

“Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Procesi mësimor tani do të zhvillohet në mënyrë të rregullt në të gjitha institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor. Me prani fizike tani do të zhvillohet procesi mësimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, si dhe në ato të arsimit të lartë me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50 për qind të hapësirës.

Gastronomisë do t’i lejohet aktiviteti deri në orën 23:00.

Masat e plota:

Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike ka mbajtur mbledhjen e 41-të të saj.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 si dhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021.

Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë provuar si jetike për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë është stabile, por rreziku mbetet sepse varianti Delta vazhdon të jetë dominues tek ne dhe se në vendet e tjera në rajon dhe botë ka përkeqësim të ndjeshëm të situatës epidemiologjike.

Në një situatë të tillë, duke iu referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria ka ndërmarrë masa të cilat për qëllim kryesor kanë ruajtjen e shëndetit publik si dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme Qeveria ka shqyrtuar dhe aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategorinë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?