Veprimet që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së gripit

Gripi gruaMbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me shami.

  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose  përdorni solucione duarsh me alkool
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.
  • Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.
  • Ushqehuni shëndetshëm
  • Bëni aktivitet fizik
  • Bëni gjumë të mjaftueshëm.
  • Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me ilaçe kundër gripit

Ilaçet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen  të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

Kujdes! Antiviralët jepen vetëm me rekomandimin e mjekut!

  • Nëse jeni të sëmurë me grip apo keni të sëmurë në shtëpi  duhet të mbani parasysh:
  • Qëndroni në shtëpi.
  • Qëndroni veç nga të tjerët
  • Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
  • Mbuloni gojën dhe hundën me shami kur kolliteni apo teshtini
  • Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime
  • Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj
  • Evitoni kontaktet me njerëzit
  • Pastroni dhe dezinfektoni mjediset e banesës

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim