Vera e kuqe ju mbron nga diabeti, çokollata e mirë për zemrën tuaj

vera_e_kuqe

Harrojeni një mollë në ditë – shkencëtarët kanë gjetur se vera e kuqe mund të jetë e shëndetshmë për trupin tuaj. Studimet e fundit , të publikuara në Journal of Nutrition , thonë se përbërësit e gjetur në barishtore , manaferra dhe vera e kuqe mund të mbrojnë kundër diabetit. Ato janë të lidhur me rezistencën, dhe ulin insulinën dhe kontrollojnë më mirë sheqerin në gjak. Gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjes së diabetit Tipi 2. Ky sondazh u realizua midis 2,000 grave të shëndetshme vullnetare.  Sipas Profesor Aedin Cassidy, nga Universiteti i “East Anglia” , u tregua se , ky është një nga studimet e para në shkallë të gjerë të njeriut, për të parë se si këta përbërës bio-aktivë të fuqishëm mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit. “Ne zbuluam se insulina e lartë është e lidhur me diabetin e tipit 2 , kështu që njerëzit që hanë ushqime të pasura me këto dy përbërës  të tilla si, manaferrat , barishtore, rrush i kuq , verë – janë më pak të prekur nga kjo sëmundje .
Shkencëtarët gjithashtu besojnë se çokollata mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës. Professor Tim Spector , drejtor i studimit “TwinsUK” në Kolegjin e Londrës , tha :” Ky është një zbulim emocionues, që tregon se disa nga përbërësit e ushqimeve që ne i konsiderojnë jo të mirë për shëndetin, si çokollata ose vera mund të përmbajnë disa substanca të dobishme që përmirësojnë ushqimin.
Pergatiti  Atila Islamaj

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj