Vërtetimin e pensionit dhe kartën e shëndetit tani mund ta tërhiqni online

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se duke filluar nga kjo javë, qytetarët do të mund të marrin kartat e shëndetit në portalin e-albania.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë, ku Manastirliu theksoi se  do të jenë vetë institucionet që do të marrin online të gjitha të dhënat.

Ogerta Manastirliu: Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin dokumenta në zyrat e administratës këtë javë ne shtojmë listën e këtyre dokumentave që mund të tërhiqen online në portalin e-albania, si nga qytetarët edhe nga  institucionet publike që u nevojiten ato.

Vërtetimet e pensionit dhe kartën e shëndetit qytetarët mund ti tërheqin duke filluar nga kjo javë në portalin e-albania.

Më e rëndësishmja asnjë institucion  shtetëror nuk do tua kërkojë më këto dokumenta qytetarëve për nevoja të procedurave të tyre duke u kursyer sorollatjet e panevojshme të gjithë atyre që marrin këto shërbime./Oranews.tv/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni