Vështroje”/ “Look at her”,  çelet në qytetin e Shkodrës

Shoqata Together for Life prezantoi sot projektin më të fundit të saj, “Vështroje”/ “Look at her”, për fotografimin e gruas dhe vajzës shqiptare!

Prezantimi u bë në qytetin e Shkodrës, ku morrën pjesë të rinj të interesuar për të dërguar foto lidhur me fushatën.

“Ne jemi një grup studentësh që e kemi passion fotografinë, kjo një arsye më shumë për t’u bërë pjesë aktive e fushatës dhe pse jo mos ta konsiderojmë veten ambasadoret e kësaj fushatë për bashkëmoshatarët tanë. Mendoj se secili prej nesh mund të bëhet pjesë duke derguar fotografi te gruas shqiptare në kendveshtrimin me të cilin ne i shohim këto gra çdo ditë”, tha Ouida Mandija, lidhur me fushatën “Vështroje”.

Të rinj të tjerë të pranishëm shprehën interes lidhur me projektin duke dashur të përfshihen në një nismë e cila vë në qendër figurën më të rëndësishme të një shoqërie, gruan.

Në përfundim të aktivitetit, të rinjtë dhanë mesazhe nëpërmjet pankartave dhe fotove me bluzat portokalli që simbolizojnë fushatën.

Ky projekt mbështetet nga Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri,UNDP Albania dhe UN Ëomen Albania në bashkëpunim të ngushtë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

#UN Women Albania #UNDP Albania #ministriaemiqreqeniessocialedherinise

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse