Vetitë shëruese të manaferrave

manaferra 2

Manaferrat janë fruta shumë të shijshme që rriten në shkurre të plot me ferra, dhe janë të përhapura në të gjithë botën. Manaferrat janë frutat me më se shumti fije dietetike.
Manaferrat mund t’i konsumojmë të freskëta, të grira apo komposto, dhe nga to bëhen edhe marmelata të shijshme, lëngje, ëmbëlsira dhe madje edhe verëra.
Ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, me vlera të larta antioksiduese dhe ushqyese.
Ato janë të varfra me kalori, karbohidrate dhe yndyra, gjë që i vë ato në krye të ushqimeve të shëndetshme, shumë të dëshirueshme në çdo dietë.
Antocianina, e cila i jep ngjyrë të erët boronicave, është një antioksidant për të cilin është dëshmuar se i parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira të cilat i dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer.
Studimet kanë treguar se manaferrat përmbajnë acidin elagjik për të cilin është dëshmuar se parandalon formimin e sëmundjeve kancerogjene. Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, e stimulon sistemin imunitar, shkruan Koha Ditore.
Një studim ka treguar edhe se boronicat mund ta ngadalësojnë përparimin e kancerit të ezofagut, sepse ai relakson sistemin oksidativ të shkaktuar nga Ezofagu i Barretit, e cila është një gjendje parakancerogjene që shkaktohet zakonisht nga refleksi gastroezofageal.
Megjithatë, përfitimi më i madh i konsumimit të manaferrave fshihet në acidin folik, i cili është një agjent shumë i fuqishëm parakancerogjen.
Manaferrat në 100 gramë përmbajnë 5.350 ORAC njësi (kapaciteti i thithjes së njësive radikale), gjë që i vë ata në krye të frutave luftëtare kundër kancerit.
Përveç kësaj, manaferrat kanë efekt shumë pozitiv në shëndetin e zemrës, të lëkurës, ruajnë pamjen dhe shëndetin tek gratë.
Ato janë shumë të mira për tretje, sepse vetëm një filxhan në ditë përmban 30 për qind të dozës së rekomanduar ditore të fibrave, prandaj u rekomandohen edhe diabetikëve.
Manaferrat janë të pasura me vitaminë K, e cila nxit absorbimin e kalciumit në gjak, si dhe forcon eshtrat.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj