Video/ Beqaj shkel çdo rregullore në Komision Shëndetësie, debaton me gazetaren e “Shëndet+”

beqaj2

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkelur çdo rregullore dhe ka nisur të replikojë me gazetaren e “Shëndet+”, Denisa Canameti.

Thuajse në përmbyllje të diskutimit, ministri Beqaj është përpjekur të ironizojë largimin e gazetares nga ambientet e kuvendit. Ai i është drejtuar opozitës me fjalët “Po ju largohet Shëndet+! I keni dhënë leje?”

Deputetja Vokshi, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit, i është përgjigjur se kjo media ka mbajtur gjithmonë të njëjtin qëndrim opozitar me të gjitha ministritë.

“Zoti Ministër, po i bëni reklamë. Kjo gazetë ka mbajtur gjithmonë të njëjtin qëndrim, si me ne, si me ju. Dhe mos u merrni me mediat por vazhdoni t’ju përgjigjeni pyetjeve që ju kemi bërë”.

Gazetarja Canameti është rikthyer në ambientet e Kuvendit, dhe në vazhdën e ironisë së ministrit, e ka falënderuar që e ndjek këtë media, dhe e ka konsideruar “moment historik” për redaksinë e saj këtë reagim të tij.

Në diskutim ka ndërhyrë deputetja Klodiana Spahiu, e cila ka kërkuar mbylljen e debatit ose largimin e gazetares nga Komisioni.

Pavarësisht refuzimit të Ministrisë për të bashkëpunuar me gazetën “Shëndet +” për 3 vite me radhë, duket se investigimet e bëra nga kjo gazetë nuk kanë kaluar nga vëmendja e ministrisë.

Pyetjes së gazetares lidhur me barnat pa pullë në spital, ministri i është përgjigjur se nuk është kompentencë e tij dhe për këtë duhet të përgjigjen institucionet përkatëse.

Gazeta “Shëndet+” pas gjithë investigimeve në sektorin e shëndetit nuk ka asnjë përgënjeshtrim zyrtar, duke konfirmuar edhe njëherë vërtetësinë e informacionit që përcjell kjo media. Përkundrazi, ajo bën me dije se mbron të drejtat e pacientëve dhe nuk i shërben interesave të Ministrisë apo edhe të opozitës.

Një ndër synimet kryesore të gazetës “Shëndet+” ka qenë dhe vazhdon të jetë ngritja e urave të reja bashkëpunuese dhe komunikuese për ta bërë zërin e qytetarëve, e në këtë rast zërin e pacientëve të dëgjohet. T’u japë zë atyre për të folur hapur, pa censurë, mbi çështjet që i shqetësojnë në sistemin shëndetësor.

Gazeta “Shëndet+”, nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të ngushtë me mjekë, pacientë, si dhe institucionet shëndetësore, ka arritur që të sjellë në vëmendje shumë problematika të cilat, në shumë raste, kanë gjetur zgjidhje.

Sigurisht që efektiviteti i një media varet nga mënyra sesi i qasemi informacionit, liria e të shprehurit që ka kjo media si dhe kuadri profesional dhe etik i gazetarëve investigues. Këto janë elementë të cilat kjo gazetë është përpjekur t’i ketë në vëmendje çdo herë.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se abuzimet në shëndetësi kanë koston më të madhe se në çdo sektor tjetër, paguhen me jetë. Zgjidhja e këtyre problematikave kërkon vullnet të fortë politik dhe sfond të shëndoshë moral.

Por për fat të keq, njerëzit të cilët kanë prejardhje të forta morale duket se nuk janë të interesuar të merren me politike. Kjo e bën betejën të vështirë. Dhe atë gjë që duhet ta bëj politika, e bën media, duke u tentuar të përdoret nga politika./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi