Video-Ekskluzive: Familjari i zë rrugën Beqajt: “Bleva 116 mijë lekë citostatikë pa pullë”. Ministri: “Nuk kam ç’të bëj”

onkologjik

Denisa Canameti, Elona Tereziu gazeta “Shëndet+”

Shërbimi i onkologjisë si duket nuk është vetëm makthi i pacientëve, por edhe i drejtuesve të shëndetësisë. Ndoshta kjo është arsyeja që asnjë media nuk u lajmërua sot për ardhjen e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në QSUT, në këtë shërbim. Ndërsa vetë personeli mjekësor ishte lajmëruar dje pasdite.

Një gatishmëri e jashtëzakonshme e mjekëve, infermierëve, drejtuesve të shërbimit, sanitareve e koordinatorëve që në orët e para të mëngjesit. Orari i saktë nuk dihej.

onkologjik4

Pas disa orëve pritje, ministri vjen bashkë me deputeten Klodiana Spahiu. Ndërsa ajo që binte në sy ishte mungesa e drejtoreshës së QSUT-së, Ogerta Manastirliu.

Pavarësisht përpjekjeve për të mos rënë në sy as të medieve e as të pacientëve, këta të fundit nuk e kursyen ministrin Beqaj.

Një prej familjarëve i zuri rrugën dhe i tregoi një qese me ilaçe që i kishte blerë në farmacitë përreth. Citostatikë të blerë jashtë spitalit, pa pullë.

onkologjik1

I zënë ngushtë, ministri i merr numrin e telefonit dhe i premton që do ta telefonojë në darkë, por nuk interesohet as për emrin e citostatikëve, as për farmacinë që i tregton. Duket se kreu i shëndetësisë është i vetëdijshëm për dështimin në garantimin e barnave të sigurt, cilësorë dhe efikas.

Aktiviteti vazhdoi qetësisht, pa praninë e kamerave dhe me një kujdes maksimal për shmangien e situatave të ngjashme.

Gazetarja: Çfarë i kërkove ministrit?

Familjari: Ilaçe

Gazetarja:Çfarë të tha?

Familjari:Më merr pasdite në telefon ose të të bëj unë telefon.

Gazetarja: I bleve këto ilaçet?

Familjari: I bleva. 116 mijë lekë.

Gazetarja: Kë telefonoi ministri?

Familjari: Shënoi numrin tim të telefonit dhe asgjë tjetër. Kemi dy javë me këtë punë (tregon ilaçet dhe faturën). Kam gruan e sëmurë aty nuk lëviz dot, për të shtruar nuk e shtrojnë.

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026