Video / Mësuesja fyen dhe dhunon verbalisht nxënësin autik

mesuesja

Një ndër sfidat kryesore të fëmijëve me autizëm është arsimimi. Sfida e arsimit tonë të përgjithshëm publik ka treguar dhe po vazhdon të tregojë shumë mangësi në integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Sistemi ynë arsimor aktual jo vetëm që nuk është i gatshëm t’i pranojë këto grupe fëmijësh, por madje ushtrohet edhe dhunë verbale ndaj tyre.

Rasti i fundit, është ky i publikuar nga Fiks Fare, ku në klasën e parë B të shkollës 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në kryeqytet, mësuesja Filloreta Dervishi ushtron dhunë verbale dhe psikologjike ndaj një 10-vjeçari me elemente autizmi. Mësuesja e mënjanon dhe e shpërfill, në vend që të përpiqet ta përfshijë në mësim dhe në aktivitetet e tjera të klasës. Ajo nuk përpiqet ta aktivizojë aspak fëmijën, madje ajo e largon edhe nga grupi i provave për festën e abetares.

mesuesja2

Nga pamjet e filmuara në “Fiks Fare” shfaqet qartë se mësuesja Filloreta Dervishi shfaq elemente dhune me të gjithë fëmijët e klasës. Ajo ju flet me tone të larta të gjithë  nxënësve  dhe i godet me shkumës në kokë. Kur nxënësit e klasës së parë i bëjnë pyetje mësueses së tyre, ajo u thotë: “Mos më bëni pyetje se jam me nerva, mbylleni gojën dhe nuk dua t’ua dëgjoj zërin”.

mesuesja1

Në vitin 2014, Ministria e Arsimit filloi të fusë në sistemin arsimor mësuesit ndihmës nëpër klasa, që sot arrijnë numrin rreth 140. Numër ky, që nuk e mbulon dot kërkesën për nxënësit autikë. Kështu që fëmijët me autizëm frekuentojnë shkollat publike, por nuk kanë mësues të posaçëm për kujdesin dhe edukimin e tyre. Në rastin e trajtuar mbrëmjen e djeshme, në mungesë të mësueses ndihmëse në klasë me fëmijën qëndron e ëma. Ajo ka lënë punën dhe i është përkushtuar tërësisht të birit.

Valbona Rrenjolli, prindi i fëmijës me elemente autizmi, shprehet se kjo mësuese ka penguar integrimin e djalit të saj. Ajo tregon se mësuesja ushtron dhunë verbale dhe joverbale ndaj fëmijëve.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak