Video / Surpriza e bukur e Policisë së Shtetit për fëmijët në spitalin Pediatrik

pediatri

Fëmijët e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë kaluar sot disa çaste ndryshe. Policia e Shtetit u bëri një surprizë shumë të këndshme vogëlushëve të shtruar në këtë spital.

Të veshur si “Batman” dhe “Spiderman”, policët  kanë përshëndetur fëmijët duke zbritur nga tarraca e godinës së pediatrisë, më pas janë ulur pranë vogëlushëve për t’i përshëndetur nga afër.

Një pjesë e fëmijëve kanë zbritur poshtë për të shijuar këtë aktivitet, ndërsa të tjerët, me probleme më të rënda shëndetësore, e kanë shijuar shfaqjen nga dritaret e dhomave ku qëndrojnë të shtruar.

Policët u kanë dhuruar edhe logon e Policisë së shtetit, me mbishkrimin “Ti je heroi ynë”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak