Video/Shikoni si duket mushkëria e duhanpirësve

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

duhanpirese

Shumica e njerëzve e dinë se duhani është tepër i dëmshëm dhe shkakton sëmundje të ndryshme, megjithatë, disa njerëz, sidomos ata të varur nga nikotina, nuk mund t’i rezistojnë tundimit.

Videoja e mëposhtme tregon sa e dëmshme është duhani për mushkëritë. Ajo bën një krahasim të mushkërisë së pastër dhe të asaj të nxirë nga duhani. Ndërsa mushkëritë e shëndetshme zgjerohen kur mbushen me ajër, e kundërta ndodh me mushkëritë e duhanpirësve, që thuajse nuk pësojnë asnjë ndryshim.

Një kapacitet më i ulët, bën që një sasi më e vogël oksigjeni të shkojë në gjak. Përveç kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të zemrës, duhanpirësit janë gjithashtu më të rrezikuar të preken nga bronkiti.

Duhani dëmton strukturën me fije që ndodhet brenda organeve, që ka si funksion të kapë ngacmuesit dhe mukusin e tepërt. Duhanpirësit e rregullt e dëmtojnë këtë strukturë, duke u rrezikuar kështu nga infeksionet.

https://vine.co/v/MQFhz5AOMZI

Burimi: Indepedent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës