Vidhnin pacientët në QSUT, në pranga tre persona

Denisa Canameti

“Kur të bien hallet, hapu derën! ” Pacientët e QSUT-së, përveç problemeve shëndetësore, prej disa muajsh janë përballur edhe me xhepsitët.

QSUT Urgjenca 5 janar 2015 (1)Kështu, në kuadër të operacionit të koduar “Xhepisti”, nga Komisariati Nr. 4., pas denoncimeve të shumta të qytetarëve është bërë i mundur arrestimi i tre personave të cilët dyshohet se vidhnin xhepat e pacientëve që prisnin në radhë në QSUT.

Sipas informacioneve, denoncim ka bërë edhe Drejtoria e spitalit e cila kishte marrë dhjetëra ankesa për vjedhje në pavione të ndryshme. Policia ka bërë me dije emrat e të arrestuarve ku midis tyre është edhe një femër. Të arrestuarit janë: Fokus Fidani, Dhurata Kurti dhe Viktor Dedja.

Ata vidhnin kryesisht portofola dhe telefona celularë. Prova kryesore veç denoncimeve nga ana e pacientëve kanë qenë edhe disa pamje filmike të disa kamerave sigurie.

Të rinjtë mësohet se vinin çdo ditë nga Elbasani dhe qëndroni në radhë në pavione ku kryenin vjedhjet.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim