Viktima e dytë e fruthit, humb jetën foshnja 4 muajshe

 

 

Një tjetër foshnje ka humbur jetën për shkak të fruthit në QSUT.

Një bebe 4 muajshe, vajzë, e cila ka mbërritur nga Peshkopia me bronkopneumoni ka humbur jetën pak ditë më parë, por njësoj si për rastin e parë, lajmi nuk është bërë publik.

Burimet i thanë Top Channel se përveç ftohjes, foshnja është prekur edhe nga virusi i fruthit, komplikacionet e të cilit kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shendetësore të bebes, duke i shkaktuar vdekjen.

Kjo është foshnja e dytë e cila humb jetën nga fruthi, pasi foshnjës 8 muajshe dy javë më parë.

Në këtë moshë bebet nuk mund të vaskinohen, sepse presupozohet se fitojnë imunitetin nga trupi i nënës, e cila duhet të jetë vaksinuar ndaj fruthit. Deri tani numri i të prekurve nga virusi i fruthit ka mbërritur në 87.

Mjekët u bëjnë thirje prindërve që të mos paraqiten në QSUT, nëse nuk ka raste urgjente, pasi tani fëmijët të pavaksinuar dhe që shkojnë për tjetër probem në shërbimin e pediatrisë infektohen me virusin e Fruthit.

Ndërsa nënat me bebe duhet të bëjnë kujdes kur fëmija bën temperaturë të lartë mbi 38.5 ta dërgojnë menjëherë te mjeku pediatër në qendrën e tyre shëndetësore, pasi janë vetëm ata që përcaktojnë nëse ështe temperaturë e shkatuar nga fruthi apo nga virozat e stinës./Top Channel

Postime të ngjashme

Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit