Virusi i rrallë që transmetohet nga mushkonjat shkakton mbylljen e parqeve në qytetet e SHBA

Një virus i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurës i shkaktuar nga mushkonjat, ka bërë që dhjetëra qytete në SHBA t’i mbyllin parqet publike gjatë natës dhe t’i kufizojnë aktivitetet në ambient të hapur, kur mushkonjat janë më aktive, raporton “BBC”.

Departamenti i Shëndetit Publik në Massachusetts paralajmëron se 33% deri në 70% e njerëzve të infektuar me virus vdesin.

Një virus i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurës i transmetuar nga mushkonjat, Encefaliti i Kuajve Lindor (EEE), ka bërë që 10 qytete në Massachusetts të mbyllin parqet publike gjatë natës dhe të kufizojnë aktivitetet në natyrë kur mushkonjat janë më aktive.

Aktualisht nuk ka vaksina apo ilaçe për ta trajtuar sëmundjen, që njihet edhe si “E-ja e trefishtë”, sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Komuniteti u vu në alarm pasi mushkonjat në zonë rezultuan pozitive me EEE dhe shteti raportoi rastin e parë të infektimit te njeriut që nga viti 2020.

Një burrë në të 80-at është infektuar dhe diagnostikuar më 16 gusht. Po ashtu u diagnostikua me virusin edhe një kalë në Plymouth të Massachusettsit.

Rreth 33 për qind deri 70 për qind të personave të infektuar me këtë virus vdesin. Shumica e vdekjeve ndodhin dy deri në 10 ditë pas simptomave fillestare. Simptomat përfshijnë diarre, ethe, dhimbje koke dhe të vjella.

Autoritetet u kane bere thirrje njerëzve që të kufizojnë aktivitetet në mbrëmje në ambient të hapur, deri në fund të shtatorit.

Ky nuk është shpërthimi i parë i EEE në Massachusetts;  17 raste e dhe shtatë vdekje  u shkaktuan nga virusi në 2019 dhe 2020.

Përveç EEE, tetë komuna në Masaçusets janë gjithashtu në rrezik të lartë për virusin e Nilit Perëndimor, një tjetër sëmundje e transmetuar nga mushkonjat.

Postime të ngjashme

Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja