Virusi që vjen nga lashtësia, gjendet në ADN-në e njerëzve

Një retrovirus i lashtë që i prek njerëzit modern mund të shpjegojë pse njerëzit vuajnë nga varësia, thonë shkencëtarët.

Studiuesit studiuan përdoruesit e drogës në dy qytete dhe zbuluan se ata kishin deri në tre herë më shumë gjasa se popullata e përgjithshme, qe të kishin mbetje të virusit HK2 brenda një gjeni të veçantë në ADN-në e tyre.

Virusi daton të paktën që në periudhën e Neandertalit dhe është i pranishëm në gjenin RASGRF2 – të cilin një studiues e quajti “gjen i kënaqësisë”, sepse rrit aktivitetin e dopaminës në tru, ne 5% deri 10% të njerëzve. Shkencëtarët thonë se pikërisht ky kontigjent njerëzish është më i prirur rreth sjelljeve problematike.

Ekipi, nga universitetet e Oksfordit dhe Athinës, zbuloi virusin në 34% të përdoruesve të drogës të testuar në Glasgow, Skoci, në krahasim me 9.5% të popullatës lokale dhe në 14% të pacientëve grekë, krahasuar me 6% popullatës. Retroviruset janë viruse që kanë aftësinë për të injektuar ADN-në e tyre në gjenomin e pritësit.

Kjo është hera e tretë që ata kanë qenë të lidhur fort me një efekt të dëmshëm tek njerëzit, pas zbulimeve të virusit të imunitetit të njeriut (HIV) dhe virusit human T-limfotropik.

HK2 është prezent në të gjithë njerëzit, por shfaqet në gjenin RASGRF2 deri në një në 10 njerëz. Studimi sugjeron që këta njerëz “mund të jenë të prirur ndaj çdo lloj sjelljeje problematike, madje edhe të dobishme në njëfarë kuptimi”, tha Gkikas Magiorkinis i Universitetit të Athinës për CNN.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi