Virusi Zika mund të detyrojë gratë të kryejnë aborte të pasigurta

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ndërsa virusi Zika po vazhdon të shkaktojë deformime të rënda tek foshnjat e porsalindura,  nënat e reja në Amerikë, El Savador janë këshilluar të shmangin shtatëzanitë e mundshme për një kohë dy vjeçare derisa epidemia të jetë zhdukur.

virusi zikaVirusi i cili transmetohet nga mushkonja “Aedes aegypti” është i lidhur me gjendjen e mikrocefalisë, e cila shkakton lindjen e fëmijëve me anomali si kocka të parregullta apo vonesa në zhvillim.

Që kur Brazili konfirmoi rastin e parë në maj të 2015, 21 vende të tjera të Amerikës së Jugut, Veriut dhe Qëndrore, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara kanë raportuar rastet e tjera. Rreth 4.000 fëmijë kanë lindur me mikrocefali në zonat e prekura.

Qeveria e El Savador këshilloi gratë që mos të mbeteshin shtatëzënë deri në vitin 2018, ndërsa Kolumbia, Xhamajka, Ekuadori bënë thirrje për periudha më të shkurtra për të mos mbetur shtatzënë.

Problemi në rastin e El Savadorit është se femrat që janë shtatzënë dhe marrin virusin, janë ende subjekt ndalimi për të kryer abort, pasi ky veprim përbën shkelje penale dhe dënohet me ligj. Sipas Anu Kumar, zëvendës presidenti i “të drejtave globale të abortit”, në Konferencën Ndërkombëtare për Planifikimin Familjar në Bali, Indonezi ai tha se virusi Zika po thekson problemet shëndetësore edhe për shkak të ligjeve të rënda kufizuese të abortit. Rreth 47.000 gra në vit vdesin nga komplikacionet e pasigurta të abortit. Kjo është pikërisht arsyeja pse ky ligj duhet të liberalizohet, shtoi ai. Qeveria nuk i është përgjigjur akoma kësaj kërkese./ Burmi: huffingtonpost.com

Postime të ngjashme

Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh