Virusi Zika: OBSH shpall zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme

Blertina Koka, Shëndet+

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës shëndetësore ndërkombëtare të virusit Zika.

virusi ZikaBBC thotë se ekspertët janë të shqetësuar se virusi po përhapet shumë shpejt dhe mund të ketë pasoja shumë të rënda. Infeksioni lidhet me rastet e mikrocefalisë, ku fëmijët lindin me probleme në tru. OBSH thotë se virusi Zika është po aq i rrezikshëm sa Ebola. Që nga muaji tetor janë raportuar rreth 4 mijë raste me virusin Zika vetëm në Brazil.

Drejtuesja e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan, e quajti virusin Zika një “gjendje e jashtëzakonshme ndërkombëtare. Ajo bën thirrje t’u kushtohet shumë rëndësi grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre që mos të preken nga virusi. Margaret i këshillon gratë shtatzëna që të shmangin udhëtimet në vendet e prekura me virusin Zika dhe të kërkojnë ndihmë nga mjekët nëse jetojnë në këto zona, si dhe të mbrojnë veten nga mushkonjat.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?