Virusi Zika transmetohet edhe nëpërmjet seksit, konfirmohet rasti i parë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një pacient nga Teksasi është infektuar me virusin “Zika” pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një person tjetër të prekur nga ky virus. virusi ZikaQendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve konfirmuan se ky është rasti i parë i transmetimit të virusit nëpërmjet rrugëve seksuale.  Zyrtarët e mjekësisë bëjnë të ditur se partneri i pacientit ishte infektuar pasi kishte udhëtuar në një vend ku është përhapur virusi Zika.

Gjashtë persona në shtetin Harris, afër Houston, janë infektuar pasi kanë udhëtuar në vende të prekura nga virusi, ndërsa ky rast mendohet të jetë i pari që një njeri infektohet në SHBA pa udhëtuar fare.

Drejtori shëndetësor i shtetit të Dallasit, Zachary Thompson tha: “Tani që e dimë se virusi Zika mund të përhapet edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, rritet edhe më shumë përgjegjësia jonë për të ndërgjegjësuar dhe edukuar njerëzit që të mbrojnë veten e tyre dhe të tjerët”. www.shendeti.com.alBurimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh