Vitamina D mund t’ju shpëtojë jetën! Ja ku mund ta gjeni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Studime të ndryshme kanë treguar se nivelet e larta të vitaminës D mund të shpëtojnë jetën e njerëzve. Mungesa e saj lidhet me zhvillimin e disa sëmundjeve, duke filluar nga depresioni dhe dementia, deri tek zhvillimi i kancerit. Ndërsa një studim i fundit ka treguar se nivelet e larta të kësaj lënde ushqyese rrisin shanset që një grua t’i mbijetojë kancerit të gjirit (lexo këtu).ushqime_vitamine-d

Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit,  vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve. Ja cilat janë ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese, që ndihmojnë në forcimin e kockave, sistemit imunitar, luftimin e depresionit etj.

Ju duhet të merrni 600 IU për ditë ose 800 IU nëse jeni mbi 70 vjeç.

Qumështi – Një gotë përmban 100 IU

Peshku tuna – 100 gramë përmbajnë 170 IU

Peshku i yndyrshëm – 85 gramë salmon përmban 450 IU

Vezët – 1 e verdhë veze përmban 40 IU

Kërpudhat – 80 gramë kërpudha përmbajnë 400 IU

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?