Kryefaqja Lajm kryesor Vitamina E, çfarë është dhe a mund të keni mungesë të saj?

Vitamina E, çfarë është dhe a mund të keni mungesë të saj?

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vitamina E vepron si një antioksidues i fuqishëm që ndihmon në largimin e stresit oksidativë, i cili mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore. Kjo vitaminë është gjithashtu jetësore për funksionimin e syve, gjakut dhe muskujve. Ajo ndihmon edhe në rritjen e flokëve dhe mbajtjen e lëkurës së re.

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet, duke filluar rënia e flokëve deri tek problemet me shikimin. Ja cilat janë disa nga shenjat që tregojnë mungesën e vitaminës E në organizëm.

Shfletoni galerinë

Lëkurë të thatë dhe me rrudha

Ju duket sikur lëkura po ju tregon më të madhe në moshë sepse është me rrudha dhe e thatë? Duhet të konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminën E. Kjo lëndë ushqyese është e rëndësishme për mbajtjen e hidratuar të qelizave të lëkurës, duke minimizuar kështu shfaqjen e rrudhave në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Vetitë antioksiduese të vitaminës E ndihmojnë gjithashtu në neutralizimin e radikaleve të lira, molekula këto që përshpejtojnë procesin e plakjes.

Hollim të flokëve

Ushqimet e pasura me vitaminën E duhet të bëhen pjesë e dietës ushqimore të përditshme, nëse i konsideroni flokët si armën më të fortë të bukurisë. Siç e përmendëm edhe më sipër, vitamina E është e rëndësishme për flokët dhe lëkurën. Nëse flokët tuaj kanë filluar të hollohen këto kohët e fundit, duhet të sigurohuni nëse keni mungesë të vitaminës E.

Dobësim të muskujve

Studime të ndryshme kanë treguar se mungesa e vitaminës E mund të shkaktojë miopati, një gjendje e karakterizuar nga dobësimi ose keqfunksionimi i fibrave muskulor. Kjo mund të jetë arsyeja përse ndiheni të dobët nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë E. Nëse jeta juaj kërkon që të jenë aktivë çdo ditë, vitamina E nuk duhet të mungojë asnjëherë në dietën ushqimore.

Probleme me ekuilibrin

Një tjetër simptomë e mungesës së vitaminës E është balanca e dobët. Kjo ka të bëjë me faktin që trupi nuk po merr mjaftueshëm mbrojtje nga stresi oksidativë. Nervat janë të prekur nga ky stres dhe dëmtimi i tyre mund të çojë në probleme me ekuilibrin. Tjetër tregues të dëmtimit të nervave janë edhe mpirja apo ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë, si dhe reflekse të dobëta.

Shikim të turbullt

Vetitë antioksiduese të vitaminës E mbrojnë nga dëmtimet retinën, sipërfaqja e qelizave të ndjeshme ndaj dritës në pjesën e pasme të syrit.

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë turbullim të shikimit. Prandaj duhet të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me këtë lëndë ushqyese, si spinaq, brokoli, arra, fara, avokado, peshk etj.

Burimi: Health Digezt 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here