Vitamina E, një lloj truproje për lëkurën

VE1

Është antioksidante me veprim mbrojtës. Qëndron në sipërfaqe të lëkurës, duke krijuar një cipë. Vitamina E është një lloj truproje për lëkurën, pengon depërtimin në qeliza të lëndëve të panevojshme. Ajo e mbron lëkurën nga veprimi i radikalëve të lirë (molekula shkatërruese shumë të imta, që formohen në qeliza, kur njeriu pi duhan ose nxihet në diell). Radikalët e lirë janë si një… elefant, që ka hyrë në dyqanin e enëve të kuzhinës; i shkaktojnë shumë dëme qelizave.

Vitamina E shkatërron molekulat e dëmshme, në mënyrë që asgjë të mos e pengojë rinovimin e lëkurës. Ajo gjithashtu reflekton rrezet ultravjollcë.

Parimi i veprimit: vitamina E mbron qelizat, duke penguar shkatërrimin e tyre.

Treguesit: më mirë vepron e kombinuar me lëndë të tjera, (bie fjala, me vitaminë C). Kur përzihen bashkë, efektiviteti i këtyre vitaminave rritet dyfish. Kur ju përzieni një pjesë të vitaminës C me një pjesë të vitaminës E.

Vetë vitamina E nuk sjell dobi; në përbërje të kremit ajo gjithmonë duhet përdorur e kombinuar me lëndë të tjera.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës