Vlerat që mbart lëkura e limonit

Limoni përdoret nga të gjithë. Lëngu i tij gjen përdorim në kuzhinë, për pastrimin e objekteve shtëpiake si dhe në receta bukurie.përsa i përket lëkurës së limonit, ju këshillojmë mos ta hidhni, ajo mund t’ju vijë në ndihmë, ja si mund ta përdorni:

limon 34Ul kolesterolin: Në mëngjes, të gjithë duhet të pinë një gotë ujë me limon për të përmirësuar shëndetin. Por ata që e kanë kolesterolin e lartë, mund t’i shtojnë edhe lëkurat e limonit, një element i pasur me antioksidantë dhe flavonoidë (përbërës polifenolikë metabolikë sekondarë i bimëve). Kjo pije do të arrijë që t’ju pastrojë trupin duke eliminuar toksina.

Zbut lëkurën e brylave: E keni lëkurën e brylave shumë të ashpër dhe kremi hidratues nuk ju jep asnjë rezultat? Krijoni një përzierje me sodën e bukës (hidhini shumë pak ujë), lëkurën e limonit dhe lëngun e tij. Do të gjeni zgjidhjen perfekte për ta bërë lëkurën e bërrylave tuaj të butë. Aplikojeni këtë “krem” të bërë në shtëpi menjëherë pasi të keni bërë dush.

Përdoret si dizifektant: Dëshironi të pastroni kuzhinën pa përdorur detergjentët e tregut, të cilët janë më shumë se dy herë gërryes dhe toksikë? Për të dezinfektuar çdo lloj sipërfaqeje, mund të përdoret lëkura e limonit, e cila ka veti shumë të mira antibakteriale.

Përdoret si skrab natyral: Lëkura e limonit është ideale për të krijuar një skrab biologjik të bërë në shtëpi. Për ta realizuar, është e nevojshme që lëkurën e limonit ta grini dhe më pas t’i shtoni një lugë të vogël kallamsheqeri dhe gjysmë lugë gjelle vaj ulliri. Përbërja duhet të aplikohet mbi lëkurë të lagur dhe ashtu duhet të lihet për 10 minut

Mund të përdoret për të pastruar furrën: Ekzistojnë përbërës të ndryshëm për të pastruar furrën pa përdorur produkte kimike. Një nga këta është përdorimi i lëkurës së limonit, që mund të hidhet në një tas me ujë (që duron nxehtësinë). Vendoseni atë në mikrovalë ose në furrë dhe lëreni deri sa të valojë. Avulli do të mundësojë heqjen e njollave dhe të erës së keqe në një mënyrë tepër të lehtë. E.B

 

 

lena Beta

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë