Vlorë/ Gripi e virozat, shtohet fluksi në qendra shëndetësore! Apeli i mjekut: Bëni vaksinën!

VLORE  – Me uljen e temperaturave, shumë qytetarë janë prekur nga virozat e stinës dhe gripi. Kjo situatë, ka shtuar fluksin jo vetëm në urgjenca, por edhe në qendrat shëndetësore. Mjeku i qendrës shëndetësore të Novoselës në Vlorë, Arben Xhuveli bën thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit.

Me dhjetëra qytetarë kërkojnë çdo ditë ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore të Novoselës në Vlorë, prekur nga gripi e virozat. Sidomos për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, është e domosdoshme vaksina antigrip.

“Jemi në fushatën e vaksinimit sezonal për gripin. Si çdo vit, ka filluar edhe këtë vit që nga mesi i këtij muaji. Vijon dhe vaksinimi i COVID-19. Fushata është e përqendruar më shumë tek të sëmurët kronik. Gratë shtatzëna duhet ta bëjnë vaksinën e gripit. Edhe fëmijët që e kalojnë gripin rëndë duhet ta bëjnë vaksinën e gripit”  tha mjeku Arben Xhuveli

Mjeku i qendrës shëndetësore të Novoselës tha se paralelisht kryhet vaksina për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës tek vajzat e grupmoshës 9 deri në 14 vjeç.

“Ka filluar edhe fushata e vaksinimit kundër HPV, që shkakton kancerin e qafës së mitrës Ju bëj thirrje prindërve që të jua bëjnë këtë vaksinë fëmijëve të tyre”, tha Xhuveli.

 

Burimi: shqiptarja.com

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital