Vodka, funksionet e saj për trupin dhe lëkurën

Pavarësisht se të gjithë ne e njohim vodkën thjesht si një pije alkoolike, ajo është shumë më shumë, mund të përdoret mjaft mirë në disa metoda alternative. Ajo ka shumë përdorime praktike që shkojnë përtej konsumimit të saj, thjesht si një pije alkoolike (veti të tilla si: pastruese, qetësuese, detoksifikuese etj).

Ju sugjerojmë që të mbani një shishe vodka gjithmonë në shtëpi, pasi është një produkt mjaft i mirë për pastrim dhe dezifektim.

kujdesi lekura 2Ne do t’ju listojmë disa mënyra të habitshme, se si mund ta përdorni vodkën.

  1. Mënjanon dhimbjen e dhëmbëve

Nëse keni dhimbje dhembi, por nuk mund të shkoni tek dentisti menjëherë, provoni të vendosni vodka në pjesën që ju dhemb, me ndihmën e një pambuku. Vodka jo vetëm do të vrasë bakteret që ndodhen aty, por do të mpijë zonën dhe në këtë mënyrë nuk do të ndjeni më dhimbje.

  1. Pastron fytyrën.

Nëse për momentin ju ka mbaruar pastruesi i fytyrës (ose qumështi i fytyrës), ju mund të përdorni disa pika vodka që ta mbajë lëkurën më të pastër dhe të heqë poret. Ju mund të përdorni dhe një gotë 250ml të çajit të gjelbër dhe t’i shtoni 1/4 lugë çaji vodka dhe me anë të një pambuku të pastroni fytyrën me këtë masë. Vodka do t’ju zbuste lëkurën dhe çaji jeshil ka një efekt qetësues. Meshkujt mund ta përdorin këtë përzierje edhe si solucion pas rrojës.

  1. Heq erën e keqe nga rrobat.

Rrobat që kanë ndenjur për një kohë të gjatë në dollap, shumicën e rasteve marrin një erë të keqe myku. Për ta larguar këtë erë, fusni në një spërkatës pak vodka të paholluar dhe spërkasini rrobat dhe dollapin. Lëreni disa minuta dollapin dhe rrobat të thahen dhe të ajrosen nga era e vodkas.

  1. Ndihmon rritjen, shkëlqimin e flokëve

Në një shishe shampo 350ml shtoni 50ml vodka. Falë pehashit të ulët, vodka ndihmon flokët të duken më të shëndetshëm dhe më me shkëlqim. Ajo pastron lëkurën e kokës, largon toksinat dhe stimulon rritjen e flokëve.

  1. Largon erën e keqe të këmbëve

Përzieni 250ml ujë me 50ml vodka, shpërlani këmbët dhe era e keqe e tyre do të zhduket. ky “deodorant natyror” ndihmon në një pastrim të thellë. Për të menjanuar eren e keqe në këpucë, fusni të njëjtën përzierje që ju përmendëm në një spërkatës dhe spërkasni këpucët para se t’i vishni

  1. Trajton zbokthin

Miksoni një filxhan vodka me një lugë gjelle rozmarinë të prerë imët. Lëreni përzierjen për disa ditë në një vend të thatë dhe pa dritë. Më pas vendoseni në një filtër kafeje. Masazhoni lëkurën e kokës më përzierjen dhe ajo do t’ju menjanojë lëkurën e thatë.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer