Vokshi Beqajt: Shkurtimet e punonjësve, për të ndërtuar një shtëpi në Peruxha

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u thirr sot për raportim në Komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë për shkurtimet në personelin shëndetësor, gjë e cila ka ngjallur debate mes palëve në komision.

albana vokshi 1Kryetarja Albana Vokshi i kërkoi Beqajt të publikonte informacione të sakta për këtë çështje. “Janë 600 familje që po u hiqni bukën e gojës. A kanë lidhje këto fonde që po shkurtohen me një shtëpi që po ndërtohet në Peruxha?” tha Vokshi.

Kësaj deklarate ministri iu përgjigj: Keni ca kohë që keni probleme me shtëpinë time, por problemet e shtëpisë sime nuk i zgjidh dot. Merresh me kuzhinën time, me banesën time. Zgjidh problemet e tua se ke probleme shtëpie”.

Vokshi theksoi se nuk është respektuar kodi i punës për largimin e njerëzve nga puna. “Na dërgo informacione të sakta. Kjo është fushatë spastrimesh me personelin. Punonjësit do të zëvendësohen me militantë”.

Kuvendi vazhdon me debate./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën