Vokshi:  Janë deklaruar 252 mijë tableta ketosteril, hyrja zero! MSH: Shpifje!

Denisa Canameti, Shëndet+

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nëpëmjet një deklarate për shtyp ka vënë edhe një herë në shënjestër shëndetësinë. Në deklaratën e saj Vokshi denoncon “klientët e qeverisë” me farmaci, depo dhe bodrume farmaceutike të cilët sipas saj kanë bërë kërdinë me buxhetin e rimbursimit të ilaceve të shtrenjta, para që kurrë nuk u përdorën për kurimin e pacientëve.

Në një dokument të bërë të njohur edhe për mediat Vokshi tregon se si u morën qindra milionë lekë të destinuara “për ata më në nevojë, të sëmurët kronikë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, fëmijët”, para që sipas Vokshit kanë përfunduar në xhepat e miqve të Ilir Beqës dhe Edi Ramës.

Raporti konstaton një rast tronditës, vetëm me një medikament, ketosterilin, për një periudhë 1 vjeçare, ( 2014-2015).

“Omega Farma ka deklaruar shitje të barit ketosteril, në sasinë 252 mijë tableta, me vlerë mbi 300 milionë lekë. Por kjo sasi ilaçesh, nuk rezulton të ketë hyrë në depo. Pra hyrja është zero.

Vetëm me Ilir Beqajn ndodh që zero të bëhet 252 mijë tableta. Vetem me Ilir Beqajn ndodh qe zero të bëhet 300 milionë lekë” denoncon Vokshi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Vetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka ushtruar kontroll në periudhën Qershor–Gusht 2015 në subjektin Omega Grup, importues dhe shpërndarës farmaceutik.

“Nga ky kontroll rezultoi një dëm ekonomik prej 346 milionë lekësh (ose 34,6 milionë lekë të reja). Për rrjedhojë, është ndërprerë kontrata e Fondit me Omega Grup, dhe ky subjekt, është kallëzuar penalisht nga FSDKSH-ja në muajin gusht 2015 në Prokurorinë e Tiranës.

“Sqarojmë gjithashtu, se Fondi e ka vijuar kontrollin për rreth tre muaj rresht për 215 farmaci dhe 11 shpërndarës (depo) në të gjithë territorin e vendit për rimbursimin e barit Ketosteril. Si rezultat i këtyre kontrolleve, FSDKSH-ja evidentoi një dëm ekonomik prej 44 milionë lekësh (ose 4.4 milionë lekë të reja).

“Në Nëntor 2015, filluan procedurat për mbajtjen e dëmit ekonomik dhe u bë kallëzim penal në Prokuroritë e rretheve përkatëse, për 11 shpërndarës (depo) farmaceutikë, 8 farmaci dhe 1 mjek.

“Për të kufizuar çdo mundësi për të abuzuar me barin Ketosteril, është vendosur që, duke filluar nga data 1 dhjetor 2015, ky bar të shpërndahet vetëm nëpërmjet farmacive të spitaleve të vendit” shprehet Ministria në deklaratën e saj. Gjithashtu në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se opozita nuk bën gjë tjetër veçse përbalt sukseset e shëndetësisë:

“Ndërkohë, PD-ja vazhdon ende të përbaltë dhe të shpifë përditë me gjuhën e vjetër të urrejtjes. Kriza e thellë e lidershipit dhe mungesa e programit nuk mund të jetë liçensë për të njollosur e përbaltur përpjekjet e kujtdo dhe përkushtimin për çdo punë që bëhet në këtë vend”.

Albana Vokshi Omega Farma (2)

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë