Votuesit e Dibrës bëjnë Beqajn për “një lek”: Pse e shkretuat spitalin e Burrelit?!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të jetë në krye të listës së kandidatëve të PS-së në qarkun Dibër. E meqë fushata ka nisur, Beqaj ndodhet atje për të bërë fushatë. Nëpërmjet rrjeteve sociale Beqaj raporton herë pas here aktivitetet që zhvillon në Dibër, duke u ndalur veçanërisht në shëndetësinë e Dibrës.

Kështu, dje, ish-ministri i Shëndetësisë, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Dibër, Muharrem Rama, ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Kastriot. Vlera e këtij investimi është rreth 100 milionë lek. Mjedise të reja për t’ju shërbyer më mirë rreth 10 mijë banorëve, për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor, pa pagesë sa më pranë vendbanimit.

Komentet e qytetarëve (votuesve) në profilin e Beqajt kanë qenë të mbushura me mllef për gjendjen e rënduar të spitalit të Burrelit.

 Komentet në profilin e ish-ministrit të Shëndetësisë:

Shumë bukur që i bëni. Ndalu në Burrel dhe shihe spitalin se është bërë për strehim pëllumbash. Por është turp se e keni lenë Matin në mëshirë të fatit asnjë lloj investimi. Pra me pak fjalë ishallah ju do e kujtoni.

 O njeri! Po në Burrel që s’ka doktor materniteti?! Gratë po lindin në autobus, në rrugë e në ara. Pse e shkretuat totalisht Burrelin në shëndetësi?

 Po çfarë do populli i Burrelit nga ky legen kur investon 100 milion lek për qendrën shëndetësore në Kastriot të Dibrës dhe asnjë lek në spitalin e Burrelit?!/ D.C

Postime të ngjashme

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy