Vuaj nga diabeti, më kullon gjak gishti i këmbës. Ç’të bëj?

diabet 2Një i afërm vuan nga sëmundja e diabetit dhe te gishti e këmbës i ka shpërthyer dhe i kullon gjak. Cilat janë masat mbrojtëse, çfarë duhet të bëj. Edhe një herë tjetër i kishte ndodhur por i është shëruar dhe tani përsëri por në gishtin tjetër, ju lutem më ktheni përgjigjje?

Për pyetjen tuaj kemi kontaktuar mjekun Isuf Kalo

Dëmtimet në këmbë ndodhin shpesh. Zakonisht vijnë nga trauma, nga këpucët e këqija apo mykozat midis gishtave, shpesh pasojë e humbjes së ndjeshmërisë. Pacienti duhet të flasë patjetër me mjekun për të riparë mjekimin e diabetit, si dhe për të bërë mjekim lokal, kjo pasi plaga mund të infektohet dhe të shkojë deri në gangrenë. Mund të them se ky i sëmurë duhet ta trajtojë me shumë seriozitet këtë problem.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?