Vuaj nga mikrobi E-coli. A mund të më rekomandoni një shpëlarës?

Përshëndetje! Ju lutem,  a mund të më ndihmojë gjinekologia Lindita Myzyri. Vuaj nga mikrobi E-coli. Kam marrë ilaçei  por pa rezultat. Çfarë mund të përdor që të kurohem dhe a mund të shpëlahem me ndonjë gjë?

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore Nr.3, Tiranë.

E-coli është banor i përhershëm në zoorrë dhe një ndër arsyet kryesore që ne na del E-coli në sekrecionet vaginale është mënyra sesi lahemi, përdorimi i dorës. Ti mund të përdorësh antibiotik në bazë të mykogramës që del por nuk shërohet nëse pacienti vazhdon me të njëjtën mënyrë larje. Pra me të njëjtën dorë lahet dhe nga përpra dhe nga pas duke tërhequr mikrobet drejt vaginës. Kështu bëhet një cikël vicioz i rrumbullakët që nuk shërohet asnjëherë. Prandaj ne këshillojmë gjithmonë, kujdes me mënyrën sesi laheni, gjithmonë me ujë të ftohtë, përdorni sapunin (mundësisht atë më të cilin lani fytyrën), jo një shpëlarje të thjeshtë. Nuk duhet të pastroheni asnjëherë me letër higjenike (tharjen), por me një pecetë apo peshqir personal. Unë nuk rekomandoj asnjë lloj shpëlarësi. Shpëlarësi i vetëm dhe më i mirë është uji, siç del nga çezma (jo i ngrohtë) dhe sapuni që përdorim për fytyrën./Shendeti.com.al 

 

 

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha