Vuaj prej 25 vitesh nga diabeti dhe më janë ënjtur këmbët

Kam prej 25 vitesh që vuaj nga diabeti dhe më janë ënjtur këmbët. Përdor fosomax, por nuk bën asnjë efekt. A mund të më jepni ndonjë këshillë?

 Përgjigjet Dashamir Gjergji, mjek endokrinolog në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë.

 Ënjtja e këmbëve në rastin konkret nuk është se ka lidhje të drejtpërdrejtë me diabetin, por ka lidhje më tepër me sistemin e qarkullimit të gjakut, që do të thotë ndoshta vetë diabeti mund të ketë qenë shkak që ka sjellë një lodhje të sistemit cirkulator (qarkullues gjaku), kryesisht zemrës, dhe në momentin që zemra bën atë që ne i themi insuficiencë (pamjaftueshmëri) të punës së saj, atëherë nuk qarkullon siç duhet lëngjet, nuk kthehen nga periferia në qendër dhe ndodh edema, ose fryerja apo shtimi i ujit në pjesën e këmbëve. Bari që  pacienti shkruan sigurisht është një bar për uljen e edemës, pra  shkarkues diuretik që i themi ndryshe, por duhet të konsultohet mirë me mjekun e zemrës për të marrë një përgjigje përfundimtare rreth këtij problemi. Në lidhje me diabetin, duhet të kishim disa të dhëna të ecurisë dhe rreth mjekimit, për të bërë një gjykim më të saktë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje