Vuani nga lodhja kronike? Mos neglizhoni, ka shumë sëmundje që fillojnë dhe shoqërohen me lodhje

Asnjëherë nuk duhet neglizhuar simptoma e lodhjes, sidomos kur ajo zgjat për një periudhë të gjatë kohore. Menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi ka shumë sëmundje që fillojnë dhe shoqërohen me lodhje.

Ndër këto sëmundje mund të përmendim hepatitet virale, mononukleoza infektive, sklerozat multiple, sëmundje të ndryshme malinje, diabeti, sëmundje të tiroides, sëmundjet reumatizmale, sëmundjet e zemrës, çrregullimet depresive, marrja e tepruar e medikamenteve të ndryshme, etj. Sigurisht që sëmundjet shoqërohen edhe me shenja të tjera të veçanta.

Prandaj është e domosdoshme konsulta me mjekun dhe kryerja e analizave dhe ekzaminimeve që nevojiten.

Çdo sëmundje që mund të rezultojë duhet të trajtohet rregullisht dhe të mbahet në kontroll.

Në rastin e sindromit të lodhjes kronike pa ndonjë shkak të veçantë nuk është se ka ndonjë terapi të veçantë medikamentoze. Mund të trajtohen simptoma të tilla, si: dhimbja e kokës, e muskujve, e barkut me qetësues (edhe këto me këshillën e mjekut të familjes).

Rekomandohet jetë aktive dhe aktivitete sportive sigurisht lidhur me mundësinë që lejon edhe gjendja shëndetësore.

Bëni çdo ditë shëtitje në ajër të pastër dhe jetë sa më të pasur sociale e në marrëdhënie me njerëz (qofshin familjarët tuaj apo takime me shoqërinë).

Mos u mbyllni në guaskën tuaj dhe mos bini pre e dëshpërimit.

Mos ngurroni të kërkoni edhe ndihmën e psikologut apo edhe të mjekut neuro-psikiatër sipas nevojës.Kjo mund të jetë ndoshta edhe detyrë e familjarëve.

Hani shëndetshëm, me sa më shumë jeshillëqe, fruta e zarzavate.

Kufizoni përdorimin e mishit të kuq dhe shtoni pulën dhe peshkun.

Qëndroni larg fast-foodeve, të skuqurave, pikanteve, pijeve të gazuara e të sheqerosura.

Përdorni ushqime të freskëta, të ziera dhe të zgarës, komposto të bëra vetë me fruta të freskëta.

Në përgjithësi pacientët që kërkojnë ndihmë për probleme të tilla kanë ecuri të mirë sidomos kur përkrahen edhe nga familjarët e tyre. Fëmijët kanë ecuri më të mirë se sa  të rriturit.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin