Vuani nga tensioni i lartë i gjakut? Ja nga cila sëmundje rrezikoheni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Tensioni i lartë i gjakut, sidomos në moshë të mesme, rrit rrezikun për zhvillim të dementias në moshë më të vjetër, paralajmërojnë shkencëtarët nga Shoqata Amerikane e Zemrës. Ata kanë arritur në këtë përfundim pas shqyrtimit që i kanë bërë disa studimeve të shumta të tensionit të lartë të gjakut dhe lidhjes së tij me sëmundjet e trurit.hipertensionn

“Njerëzit me tension të lartë të gjakut rrezikohen më shumë nga dementia”, deklaron dr. Costantino Ladecola, profesor i neurologjisë dhe neuroshkencës tek Kolegji Mjekësor Weill Cornell.

Por, ajo që nuk është akoma e qartë, shton dr. Ladecola, është nëse mbajtja nën kontroll e tensionit të lartë të gjakut mund të ulë rrezikun për prekje nga një sëmundje mendore.

“E dimë që trajtimi i tensionit të lartë të gjakut ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, si sulmet në zemër, ataku kardiak dhe goditjet në tru, dhe është e rëndësishme të vazhdohet trajtimi për të ulur rrezikun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve. Por, kemi nevojë për studime konkrete, që provojnë shkakun dhe pasojat, për të përcaktuar nëse trajtimi i tensionit të lartë të gjakut, sidomos në moshë të mesme, do të ulë rrezikun e zhvillimit të dëmtimit të funksionit njohës në moshë më të vjetër”, thotë Ladecola.

Si një nga çrregullimet më të zakonshme neurologjike, dementia prek gati 30-40 milionë njerëz në të gjithë botën. Numri parashikohet të trefishohet deri në vitin 2050, për shkak të rritjes së moshës së popullsisë. Vetëm në Amerikë, një në tre të moshuar vdesin me alcajmer ose një formë tjetër të dementias.

Ndërkohë, rreth 700 milionë të rritur amerikanë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Përveç tensionit të lartë të gjakut, studime të mëparshme e kanë lidhur konsumimin e alkoolit në moshë të mesme me rritje të rrezikut të zhvillimit të dementias.

Lajmi i mirë është se studimi tregon se stërvitja e rregullt mund të ulë rrezikun e zhvillimit të dementias në moshën e mesme me 60%. Një dietë e shëndetshme gjithashtu, e pasur me fruta, perime dhe peshk, ul rrezikun e zhvillimit të dementias si tek burrat ashtu edhe gratë.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?