Vuani nga urthi në stomak? Zbuloni faktorët që e përkeqësojnë gjendjen

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Qepa, ushqimet pikante dhe ato të skuqura kanë një “reputacion të keq” sa i përket zhvillimit të urthit në stomak. Këto ushqime mund të shkaktojnë urth, megjithatë ekspertët thonë se ka faktorë të tjerë që e përkeqësojnë më shumë gjendjen pas ushqyerjes.urth

Këto janë 5 faktorët:

Ngrënia natën vonë (shumë pranë gjumit)

“Ngrënia brenda 2-3 orëve para gjumit është problem” thonë ekspertët.

Trupi mund të luftojë vetëm gravitetin. Por, nëse shtriheni me stomakun plotë, të gjtiha përmbajtjet në bark do të kalojnë në ezofag.

Njerëzit e diagnostikuar me acid gastro-ezofageal sidomos nuk duhet të hanë asnjëherë para se të flenë.

Vaktet e shpeshta dhe të bollshme shkaktojnë urth

Sa më shumë ushqim të futni në bark, aq më shumë do të kalojë në ezofag, sugjeron një studim i fundit kanadez. Ngrënia shpesh dhe në intervale të shkurtra kohe gjithashtu shkakton djegie në stomak.

Indeksi i lartë i masës trupore lidhet me urthin

Pesha e madhe e trupit ngadalëson kalimin e ushqimit nëpërmjet sistemit të tretjes, krijon më shumë presion brenda stomakut dhe liron muskulin unazor që mban ushqimet brenda stomakut.

Të gjitha këto shpjegojnë lidhjen mes urthit dhe indeksit të lartë të masës trupore, thonë shkencëtarët.

Konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton urth

Alkooli mendohet se relakson muskulin unazor të ezofagut, ai që ndihmon në mbajtjen e ushqimeve brenda në stomak.

Nëse pini alkool para se të flini dhe e shoqëroni atë edhe me ndonjë ushqim të shpejtë – përgatituni për probleme në stomak.

Konsumimi i ushqimeve të gabuara mund të shkaktojë urth

Studimet kanë treguar se qepa, ushqimet pikante dhe pijet e gazuara mund të shkaktojnë urth. Megjithatë këto shkaktarë nuk janë universalë.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?