Washington Post: Në Shqipëri është mirë të mos sëmuresh

Në Shqipëri është mirë të mos sëmuresh, pasi kurimi në spitale ka një rrezikshmëri të lartë. Kjo është ajo ccka thuhet nga e përditshmja amerikane “Washington Post” e cila ka publikuar një hartë ku kategorizon cilësinë e shërbimit shëndetsor në të Washington Postgjithë botën. Shqipëria renditet pikërisht në vendet problematike, duke u futur në të njëjtën kategori me Algjerinë, Nigerinë, Ganën, Bregun e Fildishtë dhe Etiopia, të ngjyrosura me portokalli. Megjithatë, në Ballkan nuk jemi vetëm. Në të njejtën kategori renditen Kosova, Maqedonia e Bosnjë-Hercegovina.

Në rajon, vetëm sistemi shëndetësor grek vlerësohet me nota pozitive, ashtu si vendet e Evropës Perëndimore, të ngjyrosura me të gjelbër. Ekstremisht i rrezikshëm konsiderohet sistemi shëndetësor i disa vendeve afrikane, që janë një kategori poshtë asaj ku renditet Shqipëria dhe që në hartë janë ngjyrosur me të kuqe. Harta është përpiluar në bazë të 300 mijë incidenteve në spitale në mbarë botën të regjistruara gjatë vitit  2014, të raportuara nga organizata ndërkombëtare International SOS, e specializuar në shërbime emergjente për klientët që udhëtojnë për qëllime biznesi në vende të ndryshme.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak