Workshop Ndërkombëtar për Reporterët – Projekti Vëzhguesi Rural

Workshop Ndërkombëtar për Reporterët

29-30 maj 2019

 Fier, Shqipëri

Projekti Vëzhguesi Rural do të organizojë një Workshop Ndërkombëtar për gazetarët e reporterët shqiptarë të interesuar në çështjet mjedisore nga data 29 – 30 Maj, 2019.

Ky workshop profesional ofron një mundësi për gazetarët e rinj dhe aktivë në mënyrë që ata të: realizojnë raportime nga terreni në lidhje me impaktin e energjive nxjerrëse dhe energjetike në zonat rurale të territorit të Shqipërisë; të investigojnë transparencën dhe llogaridhënien e autoriteteve publike dhe bizneseve; si dhe te fuqizojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre profesionale.

Aplikimet për pjesëmarrje do të pranohen duke filluar nga data 2  deri në 15 Maj 2019 tek: info@eco.al.

Pershkrimi i Workshop-it

Pjesëmarrësit e pranuar do të kalojnë 2 ditë me aktivitete raportimi nga terreni në Fier. Atje ata do të bëhen pjesë e një investigimi profesional në lidhje me pasojat e aktivitetit të nxjerrjes së naftës në fushat naftë-mbajtëse të Patos-Marinzës. Projekti “Vëzhguesi Rural” ka arritur në përfundimin që standardet e operimit të këtij koncesioni, duket që bien ndesh me shëndetin e njerëzve dhe me mjedisin.

Pjesëmarrësit do të investigojnë situatën e komuniteteve lokale dhe qasjen ndaj nxjerrjes së naftës; aktivitetin e investitorëve të biznesit, ashtu si edhe ate të autoriteteve lokale dhe kombëtare.

Projekti “Vëzhguesi Rural” do t’u ofrojë pjesëmarrësve nje guidë profesionale si dhe akses tek nje informacion i detajuar dhe cilësor, si dhe ekspertizë në terren.

Në aktivitetet investigative do të marrin pjese gazetarë me eksperiencë në fushën mjedisore. Mes tyre mund të përmendim: Pavel Antonov, Editor Ekzekutiv i rrjetit informativ BlueLink (Hungari/Bullgari) apo Xhemal Mato, nje gazetar mjedisor veteran i Televizionit Kombëtar Shqiptar.

Çdo pjesëmarrës do të përgatisë historitë/artikujt e tij dhe do t’i publikojë ato në outlet-et mediatike respektive. Me pjesëmarrësit do të përpunohet nje metodologji e veçantë e të treguarit të lajmit, e kombinuar me teknikat klasike të investigimit dhe raportimit. Artikujt më të mirë do të publikohen nga “Vëzhguesi Rural” si dhe do të përkthehen në Anglisht për t’u shpërndarë më pas nëpërmjet BlueLink Stories – nje revistë mjedisore online apo mundësisht edhe nga media të tjera ndërkombëtare.

Gjatë workshop-it, pjesëmarresit do të angazhohen në përcaktimin e principeve të gazetarisë së pavarur cilësore dhe zbatimit praktik të tyre në Shqipëri. Gazetarët pjesëmarrës do të ndajnë së bashku eksperiencat dhe mësimet e nxjerra prej tyre, si dhe do të punojnë për të përgatitur histori/artikuj të angazhuar në lidhje me rëndësinë e komuniteteve rurale në Shqipëri.

Kliko këtu për tu njohur me shpalljen e plotë

 

Postime të ngjashme

Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën