XBB.1.5 – nënvarianti i ri i COVID-19 po përhapet me shpejtësi

Pothuajse gjysma e rasteve aktuale të infektimeve me Covid në SHBA i takojnë nënvariantit XBB.1.5. Ky nënvariant po përhapet tani në mbarë botën, por nuk është më vdekjeprurës se varianti origjinal Omikron.

Nënvarianti i ri i virusit korona XBB.1.5 –  është konstatuar jo vetëm në SHBA, ku përbën rreth 50% të infektimeve aktuale me Covid. Infektime me variantin XBB.1.5 raportohen edhe nga Evropa, India dhe Singapori.

“Ka të ngjarë që XBB.1.5 do të bëhet varianti dominues në Evropë, madje ndoshta nga fundi i janarit. Por ne do ta vëmë në kontroll dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim,” tha Paul Hunter, epidemiolog në Universitetin e Anglisë Lindore në Britaninë e Madhe.

XBB.1.5 transmetohet më lehtë

XBB.1.5 është një nënvariant i Omikronit, dhe aktualisht është varianti dominues i virusit korona në mbarë botën. XBB.1.5 është një nënvariant “i rikombinuar” i Omikronit, që do të thotë se përmban material gjenetik nga nënvariante të ndryshme të virusit korona.

“Që kur zbuluam disa muaj më parë nënvariantin XBB, ai ka krijuar disa mutacione dhe ka evoluar. Kjo do të thotë se virusi XBB.1.5 ia del më mirë që të shmangë imunitetin e trupit,” tha Hunter.

Sistemi imunitar e njeh nënvariantin XBB.1.5, por reagon më ngadalë. Kjo do të thotë që virusi XBB.1.5 ka më shumë kohë për t’u shumuar, duke rritur shanset për t’u infektuar me COVID.

A është XBB.1.5 më i rrezikshëm se variantet e tjera?

Të dhënat e deritanishme nga SHBA sugjerojnë se XBB.1.5 nuk është më vdekjeprurës se nënvariantet e tjera të Omikronit. “Ne e dimë nga burime të besueshme në SHBA se njerëzit e infektuar me variantin XBB.1.5 nuk kanë simptoma të rënda Covidi,” thotë Hunter.

Megjithatë ekspertët kanë frikë se nëse XBB.1.5 përhapet me shpejtësi, numri i madh i infeksioneve do të rrisë numrin e njerëzve me simptoma të rënda të ngjashme me ato të nënvarianteve të tjera të Omikronit.

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit